sq

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login
sq

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Objektivat e së ardhmes

Horseriding Albania

Ndërtimi I një stalle të re kuajsh e pajisur me mjedise zyre, salle për takime ku kalorësit mund të diskutojnë dhe të marrin mësime teorike, mjdiset e garderobës dhe ato të pajimeve për kuajt, farmaci, lavanderi etj  do të conin përpara objektivin tonë për fillesat e një shkollë kalërimi.

Paraprakisht ne synojmë ndërtimin e një piste të hapur në natyrë e tillë që të përmbushë standartet ndërkombëtare për sigurinë e kujve dhe kalorësve. Ndërtimi I pistës është hapi kryesor që I cel rrugën vizionit tonë për të ardhmen. Pista do të jetë një mjedis I sigurtë për trajnimin e kuajve, do të sjellë garanci për edukimin e kuajve të rinj si dhe zhvillimin e displinave të tjera përvec disiplinës “trail”. Pista do tëna japë siguri dhe garanci për mësimet me klientë fillestarë dhe do të jetë terreni brenda të cilit merr formë pasioni për kalërimin.

Qëllimi I ndërtimit të saj ka të bëjë me kërkesat që qendra ka për të ofruar mësime kalërimi dhe për të sjellë më pranë natyrës dhe kuajve kategori të ndryshme moshash. Caravan Horse Riding Albania e sheh si pjesë të misionit të saj edukimin e një komuniteti kalorësish cka do ti shërbente jo vetëm dhe thjesht zbavitjes dhe argëtimit por do ta kthente atë në një aktivitet sportiv dhe një mundësi më shumë për të jetuar eksperienca. Ne synojmë që brenda 5 viteve të ardhshëm të kemi edukuar një numër prej 200 kalorësish duke krijuar mundësi që  kalërimi në pistë dhe në natyrë të kthehet në një pasion. Kalorësit e ardhshëm do të jenë instruktorët e ardhshëm ndërsa zhvllimi I aktivitetit do të krijojë mundësi punësimi për shumë familje përfshi këtu edhe mundësi për zhvillimin e mjediseve të shërbimit në fshatrat përreth qendrës.

Ndërtimi I pistës do të krijojë natyrshëm një drejtim tëri aktiviteti të qendrës dhe do të jetë një mundësi e mirë për të ftuar për të zhvilluar programme ekspertë ndërkombëtarë në fushën e teknikave të kalërimit. Ky investim mundëson angazhimin e vullnetarëve nga vende të ndryshme për të ndihmuar me mirëmbajtjen dhe edukimin e kuajve.

Qendra ka ftuar për të kontribuar me shërbime për kuajt, edukim për stafin dhe asistencë për klientët  2 vullnetare nga Gjermani dhe Zvicra përgjatë verës së vitit 2019 cka rezultoi një eksperiencë me mjaft vlerë dhe një përvojë që mund të funksionojë shumë mirë me ndërtimin e pistës së kalërimit.

Aktualisht ne jemi duke përdorur programin e trajnimit sipas metodës natyrale Parelli I cili po jep rezultate shumë të mira sa I përket edukimit të kuajve në pistë dhe në disiplinën “trail”.

Ne jemi duke përshtatur një program të detajuar leksionesh dhe seancash praktike për të qenëprogrami  që do të kërkojmë të aprovohet për shkollën tonë të kalërimit. Kemi kërkuar për këtë edhe mbështetjen e ekspertëve nga Zvicra dhe Gjermania. Qëllimi I shkollës së hipizmit është rritja e komunitetit të kalorësve dhe interesit për sportin.

Vitin e ardhshëm për herë të parë ne do të përfshijmë një program tëdedikuar tëmenaxhimit elektronik të stallës së kuajve, aktiviteteve dhe programeve që zënë vend sipas një kalendari të detajuar.  Rekordet për kuajt dhe rezultatet e tyre që tani regjistrohen në dosje fizike të dhënash do të jenë pjesë e këtij sistemi.

Vitin e kaluar ne morrëm pjesënë panairin ndërkombëtar Equitana për aktivitetet me kuaj qëu mbajt në Mars në Essen /Gjermani dhe synjmë që ta kthejmë pjesëmarrjen tonë në evente të tilla në një mundësi promovimi të përvitshme. Këtë vit Caravan Horse Riding Albania do të radhitet krah partnerit të saj gjerman Pferd & Reiter në panairin ndërkombëtar të Shtutgartit që do të mbahet në Janar 2020.

Ne kemi filluar të lobojmë për mbrojtjen me ligj të kalit shqiptar si një prej racave të rralla të Ballkanit e kërcënuar me zhdukje. Duke qenë mbarështuesit e vetëm në Shqipëri të kësaj race ne besojmë se vetëm iniciativa jonë nuk është e mjaftueshme për ta shpëtuar.

Ne synojmë ofrimin e produkteve të rinj në të ardhmen duke I kombinuar aktivitetet e kalërimit me shërbime që do të ofrohen nga aktorë të tjerë lokalë dhe mundësi për mbështetjen e bujtinave të para rurale që po ndërtohen në kodrat përreth luginës së Drinos.

Ne synojmë krijimin e një mjedisi miqësor për familjet me fëmijë dhe mundësi që ata ta gjejnë veten në programet tona.

Qendra është e hapur për të ofruar mbështetje të terapisë me kuaj për personat me aftësi të kufizuara apo me nevoja të vecanta.

Ne të ardhmen ne synojmë organizimin e ngjarjeve sportive kombëtare me kuaj dhe një rol aktiv brenda Federatës së Hipizmit.

Rezervo