Ky program ngrihet mbi historinë tonë të lidhjes me kuajt dhe mbi parime themelore si respekti, vëzhgimi dhe harmonia me natyrën. Kuajt nuk janë thjesht kafshë transporti apo pune ,ata janë partnerë të shkëlqyer në natyrë, krijesa të ndjeshme që pasqyrojnë qartë personalitetin e tyre dhe atë të njeriut që i afrohet.
Në themel qëndron njohja e kalit si qenie anatomike, me sjellje, interesa dhe një botëkuptim të formuar në jetën e tufës. Kuajt shprehin qartë emocionet e tyre: frikën, gëzimin, zemërimin, krenarinë, fajin dhe shumë të tjera. Ata janë mësues të jashtëzakonshëm për vendosjen e kufijve personalë, aftësitë e lidershipit, menaxhimin e inatit dhe frikës, mendimin aktiv dhe shijimin e momentit.
Pjesa fillestare e mësimeve fokusohet tek kontakti shpirtëror dhe fizik me kalin, duke kaluar shumë kohë nga toka , rreth 50% e mësimeve të para , për të vendosur një bazë të fortë besimi. Njohja e kuajve nga toka është hapi i parë, sepse gjithçka që mësohet atje mund të zhvendoset më pas në shalë. Kuajt janë krijesa përsëritëse, me kujtesë shumë të fortë dhe ata mësojnë më së miri nga përsëritja e saktë e veprimeve dhe disiplinës së kalorësit.
Përvoja jonë ka treguar se kur njeriu heq dorë nga egoja apo nevoja për të dominuar, lidhja me kalin rrjedh natyrshëm dhe krijohen histori të jashtëzakonshme miqësie. Në këtë program, pjesëmarrësit mësojnë se si të ecin krah kalit si partner, të ndërtojnë kontroll dhe siguri, dhe të përjetojnë një marrëdhënie të re me natyrën dhe vetveten.
Caravan ka mbi 15 vite përvojë dhe organizon çdo vit udhëtime të gjata për mbi 400 kalorës ndërkombëtarë. Përveç eksperiencës ndërkombëtare dhe shkëmbimeve me trajnerë të huaj, ne kemi vendosur të krijojmë një program për tregun shqiptar, me qëllimin e qartë për të ringritur kulturën e kalërimit në vend.
Ky program është i menduar për fillestarët absolutë, për njerëz që nuk kanë pasur asnjë kontakt me kuajt, për ata që kanë frikë ose drojë, për individët që ndihen të pasigurt fizikisht apo emocionalisht, si dhe për ata që janë të hapur dhe duan të përjetojnë një përvojë të re.
Ky nuk është një program gare sfida është vetëm me veten. Ai synon të ndihmojë pjesëmarrësit të ndërtojnë besim, të shtyjnë rritjen personale dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës përmes lidhjes me kuajt dhe natyrën.
Programi është ndarë në tre faza progresive, që ndërthurin pistën me natyrën dhe rrisin gradualisht aftësitë e pjesëmarrësve:
Pas përfundimit të 36 mësimeve, pjesëmarrësit janë të aftë të dalin në natyrë me kontroll të mirë, duke shijuar ecjen, trokun dhe canterin e lehtë, dhe duke ndërtuar një udhëtim personal të rritjes dhe harmonisë me natyrën dhe kalin.
| Paketa / Blloku i mësimeve | Numri i mësimeve | Formati | Kohëzgjatja e mësimit | Çmimi (lek) | Koment |
|---|---|---|---|---|---|
| Mesim individual privat në pistë | 1 | Individual | 70 min | 4,500 | Maksimumi një kalorës |
| Paketa 8 orëshe (fillestare) | 8 | 3 mësime individuale + 5 mësime grupi (maks 6 persona) | 70 min | 24,000 | Pagesa paraprake sipas kontratës së nënshkruar |
| Program 12 orësh | 12 | Përzierje pista/natyre | 1.5 orë | 36,000 | Pagesa paraprake sipas kontratës së nënshkruar |
| Program 16 orësh – Trail Riding dhe Natyrë | 16 | Grupi/natyra, balanca, canter, menaxhim rreziqesh | 2 orë | 48,000 | Pagesa paraprake sipas kontratës së nënshkruar |
Posted on j van huizenTrustindex verifies that the original source of the review is Google. My one week horse riding holiday under guidance of the owners Kristina and Aurel and their friend Olti was the best experience I had. With their unique and strong Albanian horses we crossed mountains, rivers and forests and it was amazing. The different landscapes and the views of the autumn colours were all picturesque. We galoped often and it was dynamic every day. Also important for me to mention were the excellent saddles with padding they have, meaning a very comfortable ride every day. I therefor highly recommend a holiday with Caravan horse riding.Posted on Fjoralb KapoTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Eksperience e paharrueshme dhe nje falenderim Ketit qe na e mundesoi!Posted on Daniel VernonTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Kristina and team, Just wanted to drop you a note to say a massive thank you for such a magical week back in July this year. The whole experience was wonderful and so well thought through / curated. The hospitality we received everywhere we want was memorable, and the ride was exhilarating, challenging at times as well as truly beautiful. The horses will forever be in our minds and we hope to get to ride them again in the future. Look forward to seeing you and the team again at some point. Thanks once again, Dan & Evie ❤️Posted on Sandra IsenbergTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Faleminderit - was the first word I learned in a country that I didn't really know much about. The adventure started with a warm welcome from Kristina and Aurel and a careful distribution of horses. Breathtaking landscapes that keep revealing new, wonderful views. History and stories everywhere. Sure-footed, robust horses that you trust after just a short time. And all the people with their warm hospitality. The days felt endless and unfortunately were over so quickly. So the last word I want to say to my trail partners Aurel, Olti, Dhurim and Aoos is: Faleminderit! 🫶Posted on Laura MariaTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Ein tolles Erlebnis! Alle Mitarbeiter waren sehr freundlich und zuvorkommend und die Pferde wurden gut versorgt. Wir buchten die Anfängertour, sie war für Ungeübte gut machbar jedoch schadet ein bisschen Erfahrung nicht. Der Preis war fair. Auf jeden Fall empfehlenswert!Posted on Madelaine LukesTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Amazing horses, great guide. Unforgettable experience
