Ky është një udhëtim që mund të përfshijë edhe persona me eksperiencë minimale pasi është konceptuar si një tur 2 ditor relaksues që kombinon ecjen me kalërimin në natyrë dhe shijet lokale rurale, degustimin e verës, djathin dhe kulacin e fshatit si dhe 10 shije nga Lunxhëria.
Dita 1
Program nis me akomodimin tuaj tuaj në fshatin “Asim Zeneli” në një shtëpi pritëse rreth orës 14.00 pasdite. Pas sitemimit dhe pritjes me caj e kafe do të ngjiteni me makinë tek tek qendra e kuajve (rreth 5 minuta larg) Pas udhëzimeve që do të merrni brenda territorit të qendrës për rreth 30 minuta do të nisë fillimisht zbritja me këmbë për rreth 15 minuta duke drejtuar kalin përgjatë shpatit të një kodre të pjerrët. Përballë shihet lugina e Drinos dhe qyteti i Gjirokastrës. Në luginë fillon udhëtimi mbi kalë dhe fillimisht përshkohet rreth 1 km përgjatë luginës në territor të butë. Lugina ofron një pamje të gjerë dhe peisazh baritor. Nuk mungon as infrastruktura e mbrojtjes me kunkerë e periudhës së diktaturës për të na kujtuar se kjo periudhë ka lënë shumë gjurmë jo vetëm në peisazh por edhe në jetën e njërëzve.Pasi keni vendosur një raport të paqmë me kalin në terren fushur fillon ngjitja graduale e kodrës drejt lëndinave të Llazarit. Itinerari kombinon thyerje të lehta të terrenit dhe panoramë shumë të bukur të kodrave. Ngjitja në drejtim të qendrës është me vështirësi të ulët dhe I lejon të gjithëve të shijojnë eksperiencën pavarësisht nivelit. Një pjesë e itinerarit të përshkuar në këmbë në zbritje shojohet në kthim mbi kalë.
E gjithë kjo eksperiencë e parë kalërimi zgjat rreth 1 orë e 30 minuta dhe ju mundëson një raport të parë mbresëlënës, kombinuar me ngjyrat e arta të përëndimit të diellit. Pas mbërritjes në fermë seicili kalorës kujdeset për heqjen e pajisjeve, pastrimin e kuajve, ushqimin e tyre etj.
Pas kësaj experience do të udhëtojmë më makinë drejt fshatit Valare ku kemi porositur degustimin e një vere speciale lokale nën udhëheqjen e prodhuesit dhe shpjegimeve rreth kultivimit. Eksperienca është unike dhe ju do të befasoheni nga shpalosja e aromave dhe shijeve. Eksperienca e degustimit zgjat rreth 30 minuta.
Pas kësaj do të vijohet me darkën në fshatin “Asim Zeneli” ku do të provoni gatime traditcionale të pjekura në sac, byrekun, kulacin dhe petanikun e zonës, perimet, mishin dhe frutat, rakinë e rrushit dhe atmosferën e vecantë të mbrëmjes në fshat.
Dita 2
Mëngjesi do të konsumohet po tek familja pritëse dhe do të përmbajë shumë shije të kulacit të sapopjekur, disa lloje receli, mjalti, qumështi e bulmeti, vezë të freskëta dhe caj mali, aromë manxurane dhe lule të stinës që serviren edhe brenda cajit. Pasi ndaheni me familjen dhe sistemoni bagazhet në mjetet tuaja ngjiteni për të qedra e kuajve ku do të nisë dita e dytë e kalërimit.
Fillimisht gjatë udhëtimit do të përshkohet kreshta e kodrës mbi rrugën kryesore që përshkon fshatrat e njësisë Antigone. Panorama është shumë tërheqëse pasi lejon të shihet nga lartësia e kodrave pamja e luginës në të dy krahët. Do të marrim drejtimin lindor pas një zbritjeje të thepisur me vështirësi mesatare.
Rrugëtimi përshkon një masiv të vogël halor pishash me thyerje të forta në ngjitje dhe në zbritje që është një prej segmenteve vecanërisht të bukura të këtij turi. Ne periferi të fshatit Krinë do të fillojmë ngjitjen drejt Gjinofshatit, një territor lëndinash të lulëzuara me bukuri të rrallë. Dikur Gjinofshati ishte një parajsë e pemëtarisë, mbushur me pemë frutore që nga qershitë, dardhët, fiqtë, ftonjtë, mollët, arrët, shegët, kumbullat etj ndërsa sot kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël e tyre. Në të shkuarën e tij mesjetare ky territor ishte një ciflig në pronësi të bejlerëve nga Gjirokastra. Gjurmët e banesave të fshatavëve të punësuar për ta mirëmbajtur këtë pronë janë të dukshme ende sot. Sot Gjinofshati administrohet prej fshatit Krinë kryesisht si kullotë për bagëtitë e imëta dhe lopët. Në krye të kondrës do të bëhet një pushim I shkurtër për clodhje dhe për të shpjeguar rreth historikut.
Itinerari në kthim ka vështirësi mesatare dhe ka segmente që mund të përshkohen edhe me këmbë sipas nivelit të konfidencës.
I gjithë udhëtimi zgjat rreth 2-3 orë dhe menjëherë më pas do të udhëtojmë me makinë drejt fshatit Dhoksat. Fshati I njohur për portat historike, banesat dy-katëshe qindra-vjecare të ndërtuara me gur të zi, pikturën murale, tavanet e gdhendura në dru, polifoninë, kostumin traditcional 2000 vjecar, krojet, kalldrëmet dhe pjellorinë e tokës do të jetë ndalesa jonë për drekën. Pas një turi të shkurtër historik në fshat do të provoni 10 shijet më të vecanta vegjetariane të krahinës gatuar me dashuri nga një gjyshe lunxhote shoqëruar me verë, raki, caj mali e ujë burimi në verandën e lulëzuar të banesës së Dhoksatit.
Ky është fundi i udhëtimit tuaj të kalërimit dhe dhe shijes, dhe një eksperiencë që do të qëndrojë gjatë me ju.
Përfshihen: 2 ditë kalërim, 2 guida teknike në fillim dhe në fund të grupit, mjetet e sigurisë, kaska dhe chaps (mbrotje për këmbët), ujë për të gjithë udhëtimin, eksperinca e verës, darka mëngjesi, akomodimi për një natë në dhoma dyshe, dreka e dytës së dytë, guidimi në Dhoksat, transporti për tek eksperienca e verës dhe drejt Dhokstatit.
Nuk përfshihen: transporti për të ardhur apo për tu larguar nga qendra, cdo gjë tjetër që nuk është përshkruar në këtë program.
Pantallona të gjata (xhins)
Këpucë për ecje në natyrë me takë deri 2cm, mundësisht me qafe ose cizme për kalërim.
Bluza ose këmisha të thjeshta pambuku
Krem për mbrojtje nga dielli
Mjekime personale nëse përdorni
Cantë të vogël që lidhet rreth mesit për të mbajtur sende personale (celular,ilace etj)
Bizhuteritë gjatë kalërimit.
Pjesëmarrja me pantallona të shkurtra
Veshjet “fluturuese” që mund të bëhen objekt frike për kalin ( si psh pelerina që mund ti fryjë era, shalle të gjatë etj)
Kalërimi me cantë shpine.
Kalërimi me atlete, shapka, sandale etj
Kamerat e mëdha dhe mbajtja e kamerave krahë-qafë.