sq

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login
sq

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Turi i dhelprës dhe 10 shije nga Lunxhëria

0
Çmimi
6,000 lekë
Çmimi
6,000 lekë
Formulari i rezervimit
Kontakto
Emri*
Email*
Mesazhi*
* I agree with Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Disponueshmeria: 10 vende
* Please select all required fields to proceed to the next step.

Rezervo

Adding item to wishlist requires an account

12429
Kohëzgjatja: rreth 6 orë
Disponueshmëria: Gjithë vitin
Fshati “Asim Zeneli”
Fshati Dhoksat
Max: 10
Turi i dhelprës dhe 10 shije nga Lunxhëria

1 ditë / rreth 6 orë ku përfshihet kalërimi, dreka në fshatin Dhoksat dhe një guidë e shkurtër mbi banesën karakteristike, krojet dhe historinë e zonës.

Programi

Kjo eksperiencë është e përshtatshme për persona me formë të mirë fizike, të gatshëm për aventurë dhe për të përballuar orë të gjata mbi kalë. Nuk do të jetë një “gjueti dhelprash” por do të jemi në kërkim të tyre gjatë gjithë udhëtimit.

Udhëtimi nis nga qendra e kujve mbi fshatin “Asim Zeneli” me një zbritje fillimisht me këmbë për 15 minuta duke drejtuar kalin. Më tej kalërimi përshkon repartin e tankeve dhe fillon ngjitjen për në kodrën e kalasë së Shën Triadhës. Peisazhi në ngjitje është madhështor dhe vështirësia e kalërimit e ulët. Dhelpra është një prej kafshëve që hasen më shpesh në këtë territor. Do të shihni disa teksa shijojnë avantazhet e një habitati perfekt me shkurre dhe pemë të rralla. Loja e dhelprave është dicka e vecantë për tu parë nëse ndodh.

Ndalesa e parë do të jetë në rrënojat e kalasë së Shën Triadhës për të folur për historinë e antike, mesjetare, historinë si pjesë e infrastrukturës së mbrojtjes gjatë komunizmit dhe historinë moderne të këtij monumenti të braktisur prej 3 dekadash.

Udhëtimi do të vazhdojë me zbritje drejt shtigjeve mesjetare të karvaneve të tregëtarëve, shtigje që lidhnin dikur fshatrat e zonës me njëri-tjetrin. Kalimi me kalë në këtë segment është vërtetë një kthim pas në kohë ndërsa natyra ofron larmi dhe ndryshim të peisazhit pas cdo kthese. Në fushëpamjen tuaj do të ketë natyrë të gjelbërt, një liqen rrethuar nga pemë, rrjedha të vogla uji, vreshta, tokë të kultivuar, kope me bagëti dhe atmosfera e jetës rurale.

Pas rreth 2  orësh do të kemi mbërritur në fshatin Dhoksat një prej qendrave kryesore të Lunxhërisë. Fshati I njohur për portat historike, banesat dy-katëshe qindra-vjecare të ndërtuara me gur të zi, pikturën murale, tavanet e gdhendura në dru, polifoninë, kostumin traditcional 2000 vjecar, krojet, kalldrëmet dhe pjellorinë e tokës do të jetë ndalesa jonë për drekën. Pas sistemimit të kuajve dhe një turi të shkurtër historik në fshat do të provoni 10 shijet më të vecanta vegjetariane të krahinës gatuar me dashuri nga një gjyshe lunxhote shoqëruar me verë, raki, caj mali e ujë burimi në verandën e lulëzuar të banesës së Dhoksatit.

Itinerari në kthim do të jetë disi më sfidues dhe do të ofrojë një kënd tjetër të të parit të luginës së Drinos. Shtigjet e vendosura mbi kodra dhe lëndina kombinohen me përrenj të thellë, stane,rrënoja mesjetare, liqenin e Qestoratit dhe sigurisht ofrojnë mundësi për të pikasur dhelprën.

Itinerari në kthim do të zgjasë rreth 2 deri 2,5 orë dhe do të përfundojë tek qendra e kuajve.

Terma dhe kushte

Çmimi:

  • 6000 Lekë / person

Përfshihen: Kali, 2 guida teknike në fillim dhe në fund të grupit, dreka në Dhoksat, turi historik I Dhoksatit, mjetet e sigurisë, kaska dhe chaps (mbrotje për këmbët), ujë për të gjithë udhëtimin.

Nuk përfshihen: pijet ekstra, suveniret, transporti për të ardhur apo për tu larguar nga qendra.

Udhëzime për prenotimin e këtij udhëtimi:

  • Ky udhëtim rekomandohet të rezervohet nga persona që kanë gjendje të mirë fizike dhe merren me aktivitete të tjera.
  • Për këtë udhëtim limiti I peshës është 90 kg ndërsa limiti I moshës për personat pa eksperiencë është 14 vjec (të shoqëruar të paktën nga njëri prind)
  • Për personat që kanë nivel të mirë kalërimi limiti I moshës nis nga 8 vjec dhe duhet gjithashtu të shoqërohen të paktën nga njëri prind.
  • Kalërimi është një disiplinë me rregulla strikte dhe cdo këshillë e drejtuesit të grupit është e detyrueshme për tu zbatuar për të ruajtur sigurinë.
  • Ju duhet të paraqiteni tek qendra e kuajve në orarin e dakordësuar me organizatorët. Përzgjedhja e kalit për seicilin pjesëmarrës bëhet nga instruktori si edhe 30 minuta përgatitjeje paraprake e detyrueshme.
  • Rezervimi I këtij udhëtimi bëhet të paktën 3 ditë para.

Lista e sendeve që duhet të keni me vete për këtë udhëtim

Keshillohen:

Pantallona të gjata (xhins)

Këpucë hiking me takë deri 2cm, mundësisht me qafe ose cizme per kalerim.

Bluza ose këmisha të thjeshta pambuku

Krem për mbrojtje nga dielli

Cante te vogel qe lidhet rreth mesit për të mbajtur sende të vogla personale (celular etj)

Bizhuteritë nuk lejohen gjatë kalërimit.

Pjesëmarrja me pantallona të shkurtra mund t’ju përjashtojë nga udhëtimi.

Veshjet “fluturuese” që mund të  bëhen objekt frike për kalin ( si psh pelerina që mund ti fryjë era, shalle të gjatë etj)

Nuk është e lejuar të kalërohet me cantë shpine.

Nuk lejohet të kalërohet me atlete, shapka, sandale etj

Nuk lejohen kamerat e mëdha dhe mbajtja e kamerave krahë-qafë.

Foto Galeri

[rwp-review id=”0″]