Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Birth Date*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Birth Date*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Birth Date*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Seldi ,Dahlia , Nova dhe Tomi . Pikënisja e një pasioni.

Seldi dhe Dahlia janë një prej ekipeve të programit “Adopto një kalë”. Një djalë i vogël 8 vjec dhe një mëz i lindur 1 muaj më parë sapo kanë nisur një eksperiencë të përbashkët. Miqësia do të marrë kohë dhe do të kërkojë përpjekje nga të dy por dëshira duket e madhe dhe ne besojmë se do t’ja dalin. Fillimi është gjithnjë disi I cuditshëm kur bëhet fjalë për miqësinë me kuajt-vajza. Dahlia është lozonjare dhe mosbesuese por kurioze dhe këmbëngulëse. Përpjekjet për të komunikuar në fillim ndërsa Dahlia mbrohet në cdo moment nga e ëma janë pak të vështira por Seldi ja doli ti tërheqë vëmendjen. E ndërsa po sillej rreth Dahlias në mes të tufës së kuajve Nova ju afrua për ta përshëndetur. Kuajt nuk janë të ndrojtur kur kanë interes në dicka, kështu që ishte më e lehtë me Novën. Ajo kërkon gjithnjë vëmendje dhe dashuri nga të gjithë sepse tani është 3 vjec dhe ka shumë besim tek njerëzit. Nova ishte një kontakt I parë shumë I mirë për Seldin. Por Nova ende nuk kalërohet kështu që për mësimin e parë I kërkuam ndihmë Tomit, njërit prej kuajve 7-vjecarë me një karakter të butë dhe natyrë bashkëpunuese.

Ndërsa Seldi njihej me rregullat që ju dukën shumë dhe nuk i kujtonte dot të gjitha në fund të mësimit, Tomi përtypte bar të thatë në ndarjen e tij.

Pastrimi i kalit na morri 15 minuta sepse është pak e vështirë kur je I vogël dhe kur e përdor furcën per herë të parë, por në finale Tomi dukej mesatarisht i pastër dhe vijuam me pajimet që Seldi do të jetë gati ti vendosë vetë pas një viti ushtrimi të vazhdueshëm. Seldi tha se shala ishte pak e rëndë për ta ngritur dhe pak e vështirë për ta mbërthyer por e kuptoi që pajisja e kalit duhet të jetë e rregullt, sipas rradhës dhe do kohë e durim. Më në fund Tomi duket mirë dhe Seldi e udhëhoqi me pak emocione në padok. Një kalë 430 kg ishte duke e ndjekur nëpër pistë dhe kjo nuk është përgjegjësi e vogël. Udhëheqja e kalit dhe mbajtja e distancës me të është ajo që Seldi do ta praktikojë për ditë të tëra, ashtu sic do të praktikojë komunikimin, qëndrimin, pozicionin dhe komandat.

Pas kësaj 10 minuta të tjera na morri hypja dhe zbritja nga kali, patjetër me ndihmën e instruktorit dhe të një platforme. Zbuluam se pantallonat e pengonin pak por kjo do të korrigjohet në mësimin e ardhshëm.

Tomi filloi të hedhë hapa të vegjël por të sigurtë. Është një kalë me vetëbesim të lartë dhe qetësi në mendje. Ai është I kujdesshëm me fëmijët dhe ishte edhe merita e tij që Seldi pati një mësim ku kuptoi shumë gjëra. Aq shumë sa nuk I kujtonte dot të gjitha në fund të mësimit. Por shikoni, ka qëndrim prej kalorësi, ka përqëndrim dhe reagoi shumë mirë ndaj veprimeve të kalit. Në fund Tomi u shpërblye me një karrotë dhe me një përqafim.

E pyetëm me pas: Seldi si u ndjeve sot?

“ Unë kalova mirë. Jam pak I lodhur dhe ishte pak e vështirë të hypja në kalë.

Cila ishte gjëja më e vështirë për ty sot?

Kur kali po tundte kokën dhe po më tërhiqte ….këtë, frerin.

Pasdite morrëm këtë letër nga Seldi:

“Mezi prisja ditën e sotme që të shkoja tek ferma e kuajve. Nuk ishte e thjeshtë të mësoje të gjitha rregullat e një kalorësi, ishin shumë por më pëlqyen ato veprimet që duheshin praktikuar.

U miqësova me Tomin sot. Të dy kaluam mirë me njëri-tjetrin. Shpresoj shumë që herën tjetër të bëhem një kalorës I zoti.”

Seldi do të duhet të presë ca para se të kalërojë Dahlian por deri atëherë ne besojmë se do të jetë një kalorës shumë I aftë. Kjo nuk do ta pengojë të ndërtojë miqësinë dhe të kujdeset për Dahlian sepse ai e ka kuptuar se adoptimi është një detyrim komunikimi dhe përkujdesjeje.

Proceed Booking