Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Birth Date*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Birth Date*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Birth Date*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Mire se erdhet!

Të dashur miq, 

Kjo ka qenë një periudhë që ndryshoi planet e të gjithëve, ndryshoi ritmin tonë dhe aktivitetin e mbështetur në kalendarin vjetor.
Ishte befasuese, sesi papritur, pasi anulluam të detyruar, udhëtimin tonë të parë drejt Zagorisë, më 14 Mars, u desh të përshtasnim kuajt dhe veten me një ritëm të ri. Anullimet erdhën hap pas hapi edhe për javët që pasuan dhe na duhej vetëm të menaxhonim me të gjitha energjitë një situatë të paimagjinueshme. Shumica e kalorësve dhe një pjesë e klientëve tanë të besuar i shtynë udhëtimet drejt Shqipërisë për në verë dhe vjeshtë, një pjesë për vitin e ardhshëm dhe një numër i vogël u detyruan të anullojnë plotësisht marrëveshjet me ne.

Ndryshimi i rutinës

Distancimi social që u bë kryefjala e ditës gjatë pandemisë nuk ishte diçka e re për ne. Termi “ruaj distancën” është mëse i zakonshëm çdo ditë për kalorësit dhe është një prej rregullave kryesore të kalërimit në grup.
Fillimisht vendosëm të respektojmë kufizimet dhe oraret e reduktuara por duke u kujdesur për kuajt është e pamundur të qëndrosh në karantinë. Ndryshimi i stilit të jetës sjell pasoja në shëndet për ta. Kuajt duhet të ushtrohen çdo ditë për të ruajtur formën fizike dhe qetësinë e mendjes.
E ndërsa çdo vit kjo ndodh natyrshëm me fillimin e sezonit dhe mbërritjen e kalorësve nga e gjithë bota, këtë vit ishim shumë pak kalorës për kaq shumë kuaj.
Ndërtuam një plan të ri. Çdo ditë kalërojmë disa prej tyre për disa orë në drejtime të ndryshme. Zbuluam shumë shtigje të reja dhe vumë re sa e bukur ishte pranvera përreth nesh. Ritmi i lartë ndonjëherë të privon nga nga gjërat e thjeshta dhe momentet e qeta kur mundesh të vëzhgozh natyrën. Edhe për kuajt shtigjet e reja ishin përvojë e re. Shumë kuaj që kurrë nuk kishin qenë lider po stërviten për ta mbajtur këtë pozicion dhe programi I ri po ju inkurajon pavarësinë.
Zbuluam për ta gjëra që nuk I dinim dhe po vijojmë të korrigjojmë zakone të krijuara gjatë kohës.Ndërhyrja është shumë natyrale dhe jemi të kënaqur me progresin.

Fakte zbavitëse

Ne nuk mund të themi se Morisi tani është plotësisht i edukuar dhe nuk e shtyn më kalorësin e tij kur e udhëheq nga toka por, e ka kuptuar se nuk duhet ta bëjë.
Grivi nuk ka qenë kurrë lider. Kalorësit e tij e njohin për karakterin kurioz por të relaksuar. Grivi është tani një lider, sigurisht me të gjitha frikërat e tij,por lider.
Dori e ka mundur frikën. Ai është I pavarur dhe mund të ndërmarrë një udhëtim të gjatë I vetëm.
Zeusi mund të meritojë trofeun e karantinës për të gjithë prezantimin e maturuar dhe plot sharm që ka pasur këtë pranverë.
Kronos 4 vjec ka përmirësime të ndjeshme në pistë. Nëse nuk do ishte kjo periudhë izolimi askush nuk do të kishte kohë për tu marrë me të. E ndërsa të gjithë besonim se do të ishte shumë I vështirë për tu shtruar, rezultoi një karakter shumë i ndjeshëm dhe i butë.
Nuk do të bëjmë komente në këtë prezantim për Rokin, Hektorin apo Rusën…do të ishte e papërshtatshme.
Propusi nuk ka ndryshuar shumë tek vetja. I njëjti karakter i ndricuar larg shtëpisë, i njëjti kalë këmbëngulës për tu kthyer sa më shpejt në shtëpi.
Bora, Flatra dhe Dahlia të trija vajza lindën gjatë karantinës në fermë. Të trija gëzojnë shëndet shumë të mirë dhe po jetojnë tani kohën e lojërave.
Më në fund ne kemi një qen shoqërues, Nashon. Emri i përshtatet shumë mirë cdo gjëje që bën, vrapues i shkëlqyer dhe eksplorator me sens humori. Nasho këtë pranverë ka qenë vazhdimisht në kërkim të breshkave. Nuk dihet cfarë e zbavit aq shumë kur i sheh. Pa dyshim ai është një histori suksesi.

Një drejtim i ri aktiviteti

Kjo periudhë nuk ishte aspak pasive për stafin e Caravan. Eksplorimi i shtigjeve solli ide për programe të reja që i drejtohen komunitetit të adhuruesve të kuajve, amatorëve të kalërimit në vend dhe atyre që duan të vendosin një raport me këtë sport në të ardhmen. Bazuar edhe në kërkesat e vazhdueshme që marrim nga miqtë dhe vizitorët nga Shqipëria dhe rajoni ndërtuam një grup eksperiencash për nivele të ndryshme që nga mësimet e kalërimit e deri tek turet e moderuara disa ditore.
Për të vënë në pah potencialin e zonës dhe për ti bërë klientët tanë të njohin copëza të historisë, kulturës, traditës dhe kulinarisë lokale disa nga turet ndërthuren me bujtina lokale, eksperienca të tjera, monumente dhe ushqimin organik të fermave.
Në jemi vecanërisht krenarë për programin që sapo kemi nisur “Adopto një kalë”. Ky program është ambicja jonë për krijimin dhe zgjerimin e komunitetit të kalorësve në rajon.Programi është një prej sfidave më të mëdha të stafit dhe testimi i tij i deritanishëm duket i mirë.
Së fundi na sugjeroni cfarë mund të ndryshojmë që ti përshtatet më mirë asaj që ju doni të përjetoni. Na shkruani në info@horseridingalbania.com për cdo informacion që ju duhet, sugjerim apo kërkese për të rezervuar një program.
Ju lutem i bëni share faqes sonë www.horseridingalbania.com dhe mos harroni të check in edhe online sa herë na vizitoni.
Fotot tuaja me kuaj ndërsa merrni pjesë në programet tona mund të bëheshin histori të ardhshme të këtij Blogu.
Mos harroni, ky është një kanal që në kemi zgjedhur të komunikojmë me ju, të ndajmë emocionet dhe momentet e rralla!

Ju mirëpresim,

Stafi i Caravan Horse Riding Albania

Proceed Booking