sqen

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login
sqen

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Rreth Nesh

Horseriding Albania

The essential joy of being with horses is that it brings us in contact with the rare elements of grace, beauty, spirit, and fire.

Caravan Horse Riding Albania

Ne jemi të vendosur mbi kodrat e fshatit “Asim Zeneli” rrethuar nga jeta rurale, natyra e egër, relievi kodrinor dhe malet në thellësi. Mjedisi jonë është ideal për t’ju dhënë lirinë e natyrës 40 kuajve tanë. Përballë shfaqet pamja e luginës së Drinos dhe qyteti i Gjirokastrës, pasuri e UNESCO-s. Qendra gjendet shumë pranë disa siteve me rëndësi historike, kulturore dhe natyrore që janë bërë edhe pjesë e itinerareve që ofrohen për kalorësit.

Caravan Horse Riding Albania e ka filluar aktivitetin që prej vitit 2011. Iniciativa lindi prej pasionit tonë që prej fëmijërisë për kuajt dhe kalërimit në natyrë. Fillimisht cdo gjë ishte vetëm pasion, kërkim tek bota e kuajve, studim i teknikave të kalërimit dhe zbulimi i shtigjeve historike të kuajve në të gjithë territorin përreth Gjirokastrës. Udhëtimet tona nisën me kuaj që i merrnim me qira nga fermerë të rajonit. Interesi në rritje për njohjen e racës shqiptare të kuajve nxiti kërkimin e ekzeplarëve me parametra të mirë në të gjithë malësitë e Jugut. Për nga natyra e udhëtimeve që ne synuam kali malor shqiptar i njohur ndërkombëtarisht me këtë emër vendosëm të ishte zgjedhja jonë. Për rreth 2 vite ne zbuluam dhe ndërtuam një shteg historik që dikur në mesjetën e vonë përshkruhej nga karvanet e kuajve të tregëtarëve. I gjithë itinerari historik që zgjodhëm me gjatësi rreth 140 km kalonte përgjatë monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe gjurmëve të një periudhe që kishte ndikuar arkitekturën, ndërtimet dhe stilin e jetës së këtyre zonave. Shtegu u emërtua “Në gjurmët e shtigjeve të karvaneve mesjetarë të Zagories” dhe ne filluam ta ofrojmë atë fillimisht për miq dhe më pas për klientë që kishin aftësi në kalërim. Vit pas viti negociuam me shumë agjensi ndërkombëtare që promovojnë udhëtime në distanca të gjata me kuaj për kalorës profesionistë dhe i ftuam ata ta vizitojnë Shqipërinë. Udhëtimi drejt Zagorisë duke ndjekur gjurmët e tregëtarëve dhe të historisë shumë dinamike të një tregu mesjetar lëvizës u gërshetua me traditën e zonës, akomodimin në shtëpitë e fshatit, gatimin e recetave traditcionale dhe përfshirjen e miqve në aktivitetet e familjeve të zonës. Ne ngritëm një program që ju ofron kalorësve nga e gjithë bota kalin shqiptar me karakteristika të rralla të rezistencës, qartësisë së mendjes dhe sigurisë së hapave por krahas kalërimit programi ofron natyrën e rrallë të Jugut të Shqipërisë, florën, faunën, lumenjtë, liqenet por edhe kalatë, urat e periudhës së Ali Pashës, kullat e mbrojtjes krah rrugëve, kishat paleokristiane, rrënojat e qytetërimeve antike.

Pjesë e programit është një rrjet i mirë koordinuar shtëpish pritëse për vizitorët që kanë krijuar edhe bërthamat e para të bujtinave të ardhshme.

Kërkesat prej tregut ndërkombëtar për këtë produkt na bënë të analizojmë situatën. Gjendja e kujve që merrnim me qira nuk mund të ishte në nivelin e duhur për standardin ndërkombëtar të kalërimit në natyrë dhe në vitin 2014 vendosëm të fillojmë blerjen e kuajve tanë dhe stërvitjen e tyre në një mjedis që në atë kohë na u desh ta marrim me qira. Filloi paralelisht një program intensiv trajtimi ushqimor, mjekimi, vaksinimi dhe mbrojtjeje nga parazitët.

1 vit më pas filluam ndërtimin e stallës aktuale të kuajve në kodrat mbi fshatin “Asim Zeneli” dhe nisëm programin tonë të mbarështimit të kuajve duke synuar të jemi selektivë përsa i përket karakteristikave që donim të kishin mëzat e ardhshëm.

Një program i dytë kalërimi lindi si nevojë e kërkesave të klientëve tanë për tu rikthyer në Shqipëri si kalorës. Programi i një vështirësie të lartë erdhi në treg pas shumë përpjekjesh. “Turi i Ushtrisë së Skerdilajdit” ofrohet që prej vitit 2014. Udhëtimi me kuaj që përshkon një territor prej rreth 150 km kalon përmes maleve të Vetëtimës nga Gjirokastra në bregdet duke imituar ekspeditën ushtarake të kryekomandantit Skerdilajd në vitin 229 pk që i përshkoi këto male me 5000 kalorës. Me këtë ofertë Shqipëria do të hynte zyrtarisht në rradhën e vendeve që ofronin një prej udhëtimeve më sfidues në Europë. Disa revista kalërimi si “Mein Pferd”  në Gjermani , “The Horse Magazine”në Suedi, “Paard en Sport”, Revista “Cheval” në Francë dhe revista zyrtare e Unionit të Kalërimit Sportiv në Hollandë filluan të prezantojnë artikuj për turet tanë me kuaj duke zgjuar interesin e shumë vizitorëve jo vetëm për kalërimin por edhe për Shqipërinë në përgjithësi.

Në përpjekje për të testuar një alternativë të tretë atë të kalërimit përgjatë luginës së Vjosës ne pranuam në vitin 2017 kërkesën e një familjeje kalorësish nga Zvicra për të organizuar për ta eksplorimin në një tur 9-ditor të këtij territori të ri. Eksperienca që rezultoi e suksesshme u përserit në 2018 me një tjetër familje udhëtarësh profesionistë nga Gjermania. Turi u bë një prej imazheve të kompanisë Jack Wolfskin nga Shqipëria dhe ishte një promovim i shkëlqyer për kalërimin dhe për vendin.

Pas këtyre dy eksperiencave udhëtimi: “Kalërimi përgjatë Vjosës lumit të fundit të egër në Europë” u përfshi zyrtarisht në vitin 2019 në listën e ofertave tona.

Gjatë vitit 2019 lindi turi ynë dimëror që cdo vit synojmë të sjellë një fabulë të vecantë. 4 turet javore të dimrit kombinuan gjatë 2020 kuajt me artin, trashëgiminë, eksperiencën e ecjes në mal, ndjesinë e akomodimit në një stan dimëror, eksperiencën në dëborë, banjat termale të Bënjës, gërshetuar me një aventurë më mjete jashtë rruge si dhe komfort e spa buzë detit në Sarandë. Turi ynë dimëror përshkon bashkinë e Gjirokastrës, Libohovës, Dropullit, Këlcyrës. Përmetit, Finiqit, dhe Sarandës.

Aktualisht ne ofrojmë 4 udhëtime në distanca të gjata, tri prej të cilave 1-javore dhe i treti 12 ditor. Kohëqëndrimi i gjatë i kalorësve në Shqipëri përmes paketave që përfshijnë të gjitha shërbimet është duke sjellë një të ardhur të rëndësishme për familje pritëse dhe gjithë rrjetin tonë lokal të partnerëve.

Partnerët tanë lokalë janë 12 familje pritëse, një rrjet hotelesh, restorantesh, njësish të vogla, fermerë lokalë që furnizojnë fermën me ushqim gjithëvjetor për kuajt, farmaci veterinare, artistë, artizanë, fermerë, ferma të vogla, agjensi të specializuara në off road etj.

Programet e shkurtra

Ne gjithashtu ofrojmë disa ture të shkurtra nga disa orë në programe 1, 2 dhe 3- ditore për kalorës me aftësi të moderuar, mësime kalërimi si dhe një program të shkurtër të quajtur “vizitë në fermë” ku klientët prezantohen me kuajt dhe vendosin kontaktin e parë me një kalë të preferuar. Gjatë kësaj eksperience ata marrin mësimin e parë të kalërimit. Ky grup klientësh synojmë të kthehet në targetin e parë të anëtarëve të shkollës sonë të kalërimit cka lidhet me vizionin e kompanisë për të ardhmen.

Rezervo