Shkatërrimi I natyrës prej përpjekjes për industrializim si kërkimi I naftës në Zagori apo hidrocentalet mbi Vjosë apo zgjerimi I infrastrukturës rrugore dhe asfaltimi I rrugëve të bardhajanë sfida që mund të kërkojnë ndryshimin e itinerarëve tanë në të ardhmen.
Ndotja mjedisore në tokë dhe në ujë dhe prania e shumëfishuar e plastikës rradhitet mes shqetësimeve kryesore të klientëve ndërkombëtarë. Sfida më e madhe qëndron tek mungesa e planeve për trajtimin e mbetjeve në zonat rurale dhe zonat e mbrojtura natyrore.
Investimet për modernizimin e disa zonave sidomos bujtinat dhe mjediset e shërbimit po humbasin autenticitetin e stilit dhe të traditës.
Ritmi I lartë I shkatërrimit të monumenteve të kulturës dhe trashëgimisëështë një risk për humbjen e tyre si vlerë shpirterore dhe si tërheqje turistike.
Mungesa e vëmendjes prej pushtetin vendor për turizmin problemet e menaxhimit territorit dhe politikat shpesh kontradiktore lokale janë një tjetër sfidë.
Mungesa e një institucioni që të garantojë standartet dhe të rregullojë funksionimin e aktiviteteve si I yni.
Mungesa e regjistrit kombëtar të kuajve dhe standartet bazë për mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Mungesa e mbështetjes me subvencione dhe ekspertizë për bujtinat dhe shtëpitë pritëse për klientët e turizmit të aventurës po e zhvillon shumë ngadalë sektorin.
Problemet e shkaktuar prej situatës së Covid 19 që mund ti shtrijë efektet edhe përgjatë viteve pasues.