Aktualisht ne kryejnë vaksinim të përvitshëm për kuajt për mbrojtjen nga Rinopneumoniti, Herpes Virusi, Tetanozi, dy tippet A dhe B të gripit, Poliomieliti dhe Anthraksi. Ne kryejmë 6 trajtime në vit duke kombinuar nga 2 herë 3 preparate që luftojnë në mënyrë ciklike parazitët e brendshëm tek kuajt. Skema e ndërtuar për trajtim është bazuar tek kushtet e brezit të klimës dhe rrethanat lokale. Ne kryejmë kontroll dentar dhe trajtim të dhëmbëve 2 herë në vit. Qendra është duke përmirësuar vit pas viti teknikën e mbathjes së këmbëve duke kombinuar disa teknika.
Trajtimi ushqimor dhe dieta sipas sezonit dhe peshës së kalit vendoset prej veterinerit. Bimët medicinale, tradita e kurimit popullor për kuajt dhe njohja e natyrës kombinohen me rekomandimet shkencore. Me mbështetjen e Rissi Albania ne kemi përkthyer dhe përshtatur një manual teorik mbi trajtimin e patologjive bazë tek kuajt.
Së shpejti ne po përgatitemi të vëmë në zbatim një projekt për trajtimin me preparate natyrale të kuajve, program që ndërthur njohjen lokale, traditën me kërkimin e thelluar për bimësinë e pasur të zonës dhe efektet kurative të saj.