Paris 394 kg Lartësia: 138cm
Ditëlindja: 6 Maj 2018
Gjinia: Femër
Parisi është një nga vajzat e vështira. Ajo është e shëndetshme, lozonjare dhe elegante por nuk I pëlqejnë miqësitë e reja. Do kohë që t’ju kushtojë vëmendje. Parisi kthehet në anën tjetër e bezdisur sa herë nuk i pëlqen dicka. Do ushqimin në kohë dhe është shumë e lidhur me nënën e saj Emmën. Parisi është eksploruese e vërtetë dhe ka një energji pa mbarim, një trashëgimi prej babait të saj Batos. Roli si nënë e ka ndryshuar disi sepse I ka shtuar përgjegjësi të reja. Parisi është emërtuar nga një grup kalorësish nga Parisi që nisën një udhëtim të gjatë ditën e saj të lindjes.