Epir 394 kg Lartësia: 138cm
Ditëlindja: 2011
Gjinia: I kastruar
Epiri është një kalë i vecantë në jetën tonë si kalorës. Ai është mes ekploruesve kryesore shtigjeve vite më parë dhe një nga kuajt më të shpejtë që ka drejtuar grupet tona. Ai ka një histori të mbushur me peripeci. Epiri u rrëmbye qëllimisht prej qendrës dhe ishte i humbur për 3 vjet. Pas kërkimesh të pafundme e gjetëm rastësisht gjatë njërit prej udhëtimeve tona dhe e rikthyem në shtëpi. Megjithëse gjendja fizike nuk është në situatën e mëparshme ne jemi shumë të lumtur që e kemi sërish sepse ai mbetet një legjendë. Epiri është një medje e pavarur. Ai i merr vendimet vetë dhe shumë shpesh na ka nxjerrë nga situata të vështira. Është shumë i mencur dhe ndjek vazhdimisht instiktin. Aftësia e rrallë e memorjes dhe orientimit të tij na ka ndihmuar të ndërtojmë shtigje dhe të mësojmë shumë nga natyra. Epiri ka lindur për të qenë vrapues ndërsa tani mban një pozicion nderi.