Kaon 301 kg Lartësia: 135cm
Ditëlindja: 2002
Gjinia: I kastruar
Kaoni nuk punon më. Ai ka vetëm një mision: mbrojtjen e Invës. Ai është aq I obsesuar ndaj këtij roli të përzgjedhur si arsye për të jetuar sa ka merituar edhe pseudonimin “Psikopati”. Është një kalë që na ka shërbyer për vite me rradhë në udhëtime, një ngjitës i shkëlqyer i shkëmbinjve dhe një mendje e pamposhtur. Nuk është miqësor por është i ndershëm. 2 vite më parë pati një aksident serioz duke thyer njërën këmbë. Përpjekjet për ti shpëtuar jetën zgjatën me muaj dhe kur po dorëzohej erdhi në jetë Inva që kishte nevojë për përkujdesje pas humbjes së nënës. Inva e vogël hyri në boksin e tij dhe i dha forcë për të vazhduar. Ai vendosi të jetonte, e “birësoi” dhe pas disa javësh i duhej të vraponte pas saj për ta mbrojtur. Këmba i është rehabilituar dhe vullneti nuk e ka lënë kurrë. Është dyshja më e cuditshme e grupit. Kaoni është në pension por ka ende shumë për të dhënë ndërsa na ka dhënë tashmë një mësim për jetën.