Roki 404 kg Lartësia: 138 cm
Ditëlindja: 2012
Gjinia: I kastruar
Roki …uhhh. Është i cuditshëm. Gjithnjë e vështirë ti gjesh kalorës sepse i duhet dikush që i shkon për shtat mendjes së tij gjthë kthesa dhe të papritura. Roki shikon “fantazma” gjithandej dhe mund të bëjë shmangje të paritura për arsye që vetëm ai i kupton. Roki merr trajnime vazhdimisht për të përballuar frikën nga disa objekte. Ai është maturuar dhe tani e di që një gomë makine nuk kafshon por mund ta gjejë rrezikun tek një kuti karamelesh dhe tek cdo gjë me ngjyrë të verdhë. Ai thjesht e urren të verdhën. Ndonjëherë urren gjithcka por shumë rrallë mund të ketë shkaktuar aksidente sepse është shumë i përpiktë me hapat në terrene të vështira. Ah…Roki nuk e do fare furcen e pastrimit.