Sokrat 573kg Lartësia 157 cm
Ditëlindja: 2013
Gjinia: I kastruar
Sokrati na u bashkua sepse kishim nevojë për një filozof. Filozofia e tij është pak a shumë: “ Më dëgjoni me vëmendje! Nëse nuk u morrëm vesh ju duhet një kalë tjetër, nuk jeni të përshtatshëm për një filozof!” Është shumë serioz dhe duhet pak përpjekje për ta kuptuar. Nëse do ti pëlqeni keni gjetur një shok të palodhur. Përvec veshëve të gjatë nuk ka asgjë tjetër për të qeshur kur takoni Sokratin! Nuk i pëlqen prezantimet pa takt dhe shkurtimin e menjëhershëm të distancës. Marrëdhënia me të merr kohë. Sokrati është një vrapues I shkëlqyer. Troku nuk është ritmi I tij më I rehatshëm.