Ky është një udhëtim që mund të përfshijë edhe persona me eksperiencë minimale pasi është konceptuar si një ditë relaksuese që kombinon ecjen me kalërimin.
Nisja do të bëhet nga qendra e kuajve herët në mëngjes. Pas udhëzimeve që do të merrni brenda territorit të qendrës do të nisë fillimisht zbritja me këmbë për rreth 15 minuta duke drejtuar kalin përgjatë shpatit të një kodre të pjerrët. Përballë shihet lugina e Drinos dhe qyteti i Gjirokastrës. Në luginë fillon udhëtimi mbi kalë dhe fillimisht kalohet përbri një reparti ushtarak tankesh, rrethuar nga infrastruktura e mbrojtjes me kunkerë dhe tunele të periudhës së diktaturës. Territori që është ende një zonë ushtarake por ka aktivitet minimal. Dikur një pjesë e banorëve të zonës (burra) kanë kryer shërbimn e detyrueshëm ushtarak pranë këtij reparti.
Në këtë xhep të luginës dhe kodrat përreth saj sot janë vendosur disa stane bagëtish të imëta. Atmosfera pastorale ku dëgjohen këmborët e deleve dhe dhive, ritmi i sigurtë i kuajve,zhurmat e patkonjve dhe ndihen aromat e vecanta të natyrës do ti japë mëngjesit tuaj kënaqësi të paprovuar më parë. Ngjitja drejt kodrës së Kalasë së Shën Triadhës do të jetë e qetë dhe me valëzime të lehta të terrenit. Në të djathtë shijohet pamja e fshatrave dhe malit të Lunxhërisë dhe në të majtë kodrat dhe lugina e lumit Drino. Në kulmin e kodrës shtegu kalon përgjatë një territori brezaresh të dikurshme që banorët tregojnë se kanë qenë të kultivuara .Do të përshkojmë disa lëndina të gjera para se të mbërrijmë tek diga e liqenit të Qestoratit. Atje do të kemi një pushim të shkurtër për të parë liqenin dhe për tu çlodhur.
Pamja e liqenit të vogël artificial të Qestoratit i vendosur mes gjelbërimit, është befasuese. I ndërtuar rreth viteve ’80 në funksion të vaditjes ai grumbullon ujin e përroit të Qestoratit dhe të një tjetër burimi natyror pranë tij. Liqeni me sipërfaqe 9,6 ha dhe thellësi deri në 7m funksionin si rezervuar peshkimi e ka marrë përgjatë dekadave të fundit.
Pas pushimit fillimisht do të përshkohet me këmbë duke drejtuar kuajt një përrua I thellë për disa minuta dhe më tej fillon sërisht kalërimi. Kalojmë një tjetër rrjedhë të vogël ujore dhe fillojmë ngjitjen drejt kodrave të Krinës. Peisazhi I valëzuar në ngjitje është ideal për fotografi ndërsa janë momente ku do të ndiheni më të sigurtë mbi kalë dhe do të jetoni ndjesi lirie. Në fund të fshatit Krinë nën masivin e pishave do të ndjekim për pak metra rrugën kryesore dhe më pas do të ngjisim kreshëtën e kodrave mbi Hijen e Krinës dhe Hijen e Zezë dhe do të mbërrijnë tek qendra e kuajve nga një tjetër drejtim me pamje madhështore. Pas sistemimit të kuajve përfundon udhëtimi. Do të ndajmë së bashku jo vetëm momentet e fiksuara në foto e video prej kësaj dite por edhe emocionet.
50€/Person
j van huizen2024-12-04Trustindex verifies that the original source of the review is Google. My one week horse riding holiday under guidance of the owners Kristina and Aurel and their friend Olti was the best experience I had. With their unique and strong Albanian horses we crossed mountains, rivers and forests and it was amazing. The different landscapes and the views of the autumn colours were all picturesque. We galoped often and it was dynamic every day. Also important for me to mention were the excellent saddles with padding they have, meaning a very comfortable ride every day. I therefor highly recommend a holiday with Caravan horse riding. Fjoralb Kapo2024-11-26Trustindex verifies that the original source of the review is Google. Eksperience e paharrueshme dhe nje falenderim Ketit qe na e mundesoi! Daniel Vernon2024-11-25Trustindex verifies that the original source of the review is Google. Kristina and team, Just wanted to drop you a note to say a massive thank you for such a magical week back in July this year. The whole experience was wonderful and so well thought through / curated. The hospitality we received everywhere we want was memorable, and the ride was exhilarating, challenging at times as well as truly beautiful. The horses will forever be in our minds and we hope to get to ride them again in the future. Look forward to seeing you and the team again at some point. Thanks once again, Dan & Evie ❤️ Sandra Isenberg2024-11-10Trustindex verifies that the original source of the review is Google. Faleminderit - was the first word I learned in a country that I didn't really know much about. The adventure started with a warm welcome from Kristina and Aurel and a careful distribution of horses. Breathtaking landscapes that keep revealing new, wonderful views. History and stories everywhere. Sure-footed, robust horses that you trust after just a short time. And all the people with their warm hospitality. The days felt endless and unfortunately were over so quickly. So the last word I want to say to my trail partners Aurel, Olti, Dhurim and Aoos is: Faleminderit! 🫶 Laura Maria2024-11-09Trustindex verifies that the original source of the review is Google. Ein tolles Erlebnis! Alle Mitarbeiter waren sehr freundlich und zuvorkommend und die Pferde wurden gut versorgt. Wir buchten die Anfängertour, sie war für Ungeübte gut machbar jedoch schadet ein bisschen Erfahrung nicht. Der Preis war fair. Auf jeden Fall empfehlenswert! Madelaine Lukes2024-10-29Trustindex verifies that the original source of the review is Google. Amazing horses, great guide. Unforgettable experience