sqen

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login
sqen

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Turi i liqenit të Qestoratit

0
Çmimi
Nga 50 €
Çmimi
Nga 50 €
Formulari i rezervimit
Kontakto
Emri*
Email*
Mesazhi*
* I agree with Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Disponueshmeria: 8 vende
* Please select all required fields to proceed to the next step.

Rezervo

Adding item to wishlist requires an account

9162
Kohëzgjatja: 2.5 orë
Disponueshmëria: Gjithë Vitin
Ferma "Asim Zeneli"
Qestorat
Max: 8
Turi i liqenit të Qestoratit

Ky është një udhëtim që mund të përfshijë edhe persona me eksperiencë minimale pasi është konceptuar si një ditë relaksuese që kombinon ecjen me kalërimin.

Programi

Nisja do të bëhet nga qendra e kuajve herët në mëngjes. Pas udhëzimeve që do të merrni brenda territorit të qendrës do të nisë fillimisht zbritja me këmbë për rreth 15 minuta duke drejtuar kalin përgjatë shpatit të një kodre të pjerrët. Përballë shihet lugina e Drinos dhe qyteti i Gjirokastrës. Në luginë fillon udhëtimi mbi kalë dhe fillimisht kalohet përbri një reparti ushtarak tankesh, rrethuar nga infrastruktura e mbrojtjes me kunkerë dhe tunele të periudhës së diktaturës. Territori që është ende një zonë ushtarake por ka aktivitet minimal. Dikur një pjesë e banorëve të zonës (burra) kanë kryer shërbimn e detyrueshëm ushtarak pranë këtij reparti.

Në këtë xhep të luginës dhe kodrat përreth saj sot janë vendosur disa stane bagëtish të imëta. Atmosfera pastorale ku dëgjohen këmborët e deleve dhe dhive, ritmi i sigurtë i kuajve,zhurmat e patkonjve dhe ndihen aromat e vecanta të natyrës do ti japë mëngjesit tuaj kënaqësi të paprovuar më parë. Ngjitja drejt kodrës së Kalasë së Shën Triadhës do të jetë e qetë dhe me valëzime të lehta të terrenit. Në të djathtë shijohet pamja e fshatrave dhe malit të Lunxhërisë  dhe në të majtë kodrat dhe lugina e lumit Drino. Në kulmin e kodrës shtegu kalon përgjatë një territori brezaresh të dikurshme që banorët tregojnë se kanë qenë të kultivuara .Do të përshkojmë disa lëndina të gjera para se të mbërrijmë tek diga e liqenit të Qestoratit. Atje do të kemi një pushim të shkurtër për të parë liqenin dhe për tu çlodhur.

Pamja e liqenit të vogël artificial të Qestoratit i vendosur mes gjelbërimit, është befasuese. I ndërtuar rreth viteve ’80 në funksion të vaditjes ai grumbullon ujin e përroit të Qestoratit dhe të një tjetër burimi natyror pranë tij. Liqeni me sipërfaqe 9,6 ha dhe thellësi deri në 7m funksionin  si rezervuar peshkimi e ka marrë përgjatë dekadave të fundit.

Pas pushimit fillimisht do të përshkohet me këmbë duke drejtuar kuajt një përrua I thellë për disa minuta dhe më tej fillon sërisht kalërimi. Kalojmë një tjetër rrjedhë të vogël ujore dhe fillojmë ngjitjen drejt kodrave të Krinës. Peisazhi I valëzuar në ngjitje është ideal për fotografi ndërsa janë momente ku do të ndiheni më të sigurtë mbi kalë dhe do të jetoni ndjesi lirie. Në fund të fshatit Krinë nën masivin e pishave do të ndjekim për pak metra rrugën kryesore dhe më pas do të ngjisim kreshëtën e kodrave mbi Hijen e Krinës dhe Hijen e Zezë dhe do të mbërrijnë tek qendra e kuajve nga një tjetër drejtim me pamje madhështore. Pas sistemimit të kuajve përfundon udhëtimi. Do të ndajmë së bashku jo vetëm momentet e fiksuara në foto e video prej kësaj dite por edhe emocionet.

Terma dhe kushte

Çmimi 2024: 50€/Person

Përfshihen: Kali, 2 guida teknike në fillim dhe në fund të grupit, mjetet e sigurisë, kaska dhe chaps (mbrotje për këmbët), ujë për të gjithë udhëtimin,

Nuk përfshihen:  transporti për të ardhur apo për tu larguar nga qendra.

Udhëzime për prenotimin e këtij udhëtimi:

  • Ky udhëtim rekomandohet të rezervohet nga persona që kanë gjendje të mirë fizike dhe merren me aktivitete të tjera.
  • Për këtë udhëtim limiti I peshës është 90 kg ndërsa limiti i moshës për personat pa eksperiencë është 14 vjec (të shoqëruar të paktën nga njëri prind)
  • Kalërimi është një disiplinë me rregulla strikte dhe cdo këshillë e drejtuesit të grupit është e detyrueshme për tu zbatuar për të ruajtur sigurinë.

Kodi i veshjes

Keshillohen:

Pantallona të gjata (xhins)

Këpucë për ecje në natyrë me takë deri 2cm, mundësisht me qafe ose cizme për kalërim.

Bluza ose këmisha të thjeshta pambuku

Krem për mbrojtje nga dielli

Mjekime personale nëse përdorni

Cantë të vogël që lidhet rreth mesit për të mbajtur sende personale (celular,ilace etj)

Bizhuteritë nuk lejohen gjatë kalërimit.

Pjesëmarrja me pantallona të shkurtra

Veshjet “fluturuese” që mund të  bëhen objekt frike për kalin ( si psh pelerina që mund ti fryjë era, shalle të gjatë etj)

Nuk është e lejuar të kalërohet me cantë shpine.

Nuk lejohet të kalërohet me atlete, shapka, sandale etj

Nuk lejohen kamerat e mëdha dhe mbajtja e kamerave krahë-qafë.

Foto Galeri

Rezervo