Propus

Propus 378kg     Lartësia: 138cm

Ditëlindja: 2012

Gjinia: I kastruar

Propusi sheh vazhdimisht armiq përreth. Është shumë I guximshëm dhe mund të sulmojë edhe kuaj që kanë dyfishin e përmasave të tij. Sillet si hamshor sa herë I duhet të mbrojë grupin e tij. Është rebel dhe refuzues për shumë gjëra, I ëmbël dhe I dashur me njerëzit dhe sidomos me fëmijët. Fruti I preferuar mbetet gjithë familja e dardhëve përfshi goricat. Propusi nuk do të largohet nga shtëpia dhe vazhdimisht e kundërshton fillimin e një udhëtimi. Më pas kthehet në një kalë shumë të shpejtë dhe energjik. Propusi vrapon më shpejt rrugës për tu kthyer në shtëpi.

Rezervo