sq

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login
sq

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
Emri*
Mbiemri*
Birth Date*
Email*
Telefon*
Shteti*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step

Already a member?

Login

Turi i Shkabave

0
Çmimi
Nga 250 €
Çmimi
Nga 250 €
Formulari i rezervimit
Kontakto
Emri*
Email*
Mesazhi*
* I agree with Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Disponueshmeria: 10 vende
* Please select all required fields to proceed to the next step.

Rezervo

Adding item to wishlist requires an account

1922
Kohëzgjatja: 3 ditë / 2 netë
Disponueshmëria: Gjithë Vitin
Fshati “Asim Zeneli”
Gjinofshatit
Max: 10
Turi i Shkabave përgjatë shtigjeve antike, historive mesjetare dhe moderne

Disiplina:

Kalërim në natyrë (3 ditë / 2 netë)  Full Board

Nëse jeni në formë të mirë fizike, ju pëlqen jeta në fshat, aktivitetet e fermës, aventura, historia, natyra dhe shpendët e rrallë ju ftojmë ti bashkoheni kësaj eksperience unike kalërimi.

Programi

Dita 1

Nisja do të kryhet nga qendra e kuajve në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Udhëtimi do të nisë fillimisht me një zbritje të thepisur për rreth 15 minuta me këmbë deri sa të zbritet në luginë. Prej andej do të fillojë kalërimi drejt Libohovës. Itinerari përshkon luginën e gjerë të lumit Drino një prej habitateve të mbrojtur të shkabave, shqiponjës së bardhë, shqiponjës mbretërore, dhe individëve të familjes së skifterëve. Disa prej shpendëve mund të shihen në fluturim prej Marsit deri në fillim të Tetorit. Vegjetacioni i pasur i luginës shërben si kullotë për tufat e bagëtive të imëta dhe praninë e jetës baritore. Peisazhi është mbresëlënës dhe ju shpie pas në kohë kur këto shtigje tashmë të harruara ishin rrugë antike që lidhnin Antigonenë një nga qendrat më moderne të Epirit me hapësirat rurale përreth dhe qytetet e tjera antike. Përshkimi i luginës është një mundësi e shkëlqyer për të vendosur një raport të vecantë me kalin e përzgjdhur për ju. Terreni krijon mundësi për të fituar besim në kalërim. Shtegu ndërpritet nga rrjedha të vogla ujore që kuajt i zgjidhin me lehtësi ndërsa peisazhi kodrinor me liqenin e Doftisë në sfond ndërsa I afroheni Libohovës është ëndërrimtar. Në të majtë shfaqet qyteza e Libohovës që dallon nga kalaja mesjetare e ndërtuar nga Ali Pasha. Kalërimi për ditën e parë do të përfundojë pas 3,5 orësh në një fermë të vogël në hyrje të Libohovës.
Pasditja përfshin aktivitete të ndryshme në fermë, ushqimin e kafshëve, mbledhjen e produkteve, gatimin e darkës. Para darkës ju mund të ecni së bashku me familjen drejt qytezës për të vizituar kalanë, rrapin shekullor “monument natyre” vendosur mbi burimin e Zhepës dhe varrin monumental të Shanishasë motrës së Ali Pashës që prehet në varrezën e familjes së njohur Libohova.
Darka është moment ceremonial në fermën e Mirit dhe Lolës. Ata dijnë të kombinojnë ushqimin me rakinë, historitë me humorin, këngën dhe vallen. Do të ndiheni sin ë shtëpi.

Dita 2

Pas mëngjesit me produkte të freskëta të fermës, kafe, kek, caj me bimë të malit të Buretos do të fillojë përgatitja për një tjetër ditë kalërimi dhe aventure. Itinerari është pjesërisht I ngjashëm deri në dalje nga Libohova. Itinerari lë pas ndjesinë mesjetare të Libohovës dhe futet mes kodrave të vogla që fshehin tunele dhe bunkerë të periudhës së diktaturës, një periudhë që ka lënë dëshmi të një infrastrukture të mbrojtjes paranojake në të gjithë luginën. Më tej udhëtimi përshkon rrëzën e luginës së Drinos drejt shpatit të qytetit antic të Antigonesë. Rrënoja e para shfaqen që sapo fillon ngjitja e shpatit ndërsa ky është edhe një prej segmenteve më kulminantë të të gjithë udhëtimit. Peisazhi prej ngjitjes së shpatit ofron pamje të gjithë luginës dhe lumit Drino ndërsa shkëmbinjtë që rrethojnë kodrat janë strehë e shkabave të ndryshme përfshi shqiponjën e artë. Mundësia për të ndjekur fluturimin e rrallë të tyre nga ky pozicion është e lartë. Kjo ngjitje drejt Antigonesë ndërton një tjetër ndjesi kalërimi dhe marrëdhënia juaj me kalin hyn në një fazë të re. Ndihet fuqia, liria dhe nevoja për të punuar në skuadër.
Rrënojat antike të qytetit që mbreti Pirro e ndërtoi në vitin 295 pk shfaqen ngadalë deri sa mbërrihet tek zona rezidenciale ku do të bëhet edhe ndalesa për drekën piknik.
Pas drekës grupi do të pushojë për rreth 1 orë për të vizituar rrënojat dhe për të shijuar natyrën.
Pas vizitës do të rinisë kalërimi drejt fshatit Saraqinishtë I vendosur në rrëzën e malit të Lunxhërisë. Kjo ditë kalërimi do të zgjasë rreth 4.5 orë.
Streha juaj për mbrëmjen do të jetë një shtëpi traditcionale 300 vjecare dhe guida juaj i zoti i shtëpisë, një professor në pension që njeh cdo gur që ka bërë historinë e vjetër dhe të re të fshatit. Do të vizitoni kishën e fshatit, do të përshëndeteni me komshinjtë dhe askush nuk duhet të humbasë një orë mësimi mbi gatimin e brumit nga e zonja e shtëpisë. Guzhina e oborrit dhe saci artizanal do të bëjnë diferencën tek shija e darkës.
Rakia dhe shoqëria nuk do të mungojnë por mos harroni të shikoni yjet kur të ketë rënë qetësia dhe ërrësira. Vështirë se gjen vend më të përshtatshëm për ti parë më qartë.

Dita 3

Sfidojeni lodhjen dhe zgjohuni herët. Ajri i mëngjesit në këtë fshat të vogël malor është shëndet thonë historitë e vjetra. Dikur të sëmurët silleshin në këto anë për të kuruar problemet e frymëmarrjes dhe të shpirtit.
Mëngjesi do të sjellë në tryezë aromat e bimëve që bujtësit tuaj i kombinojnë si cajra kurative. Produktet e fshatit vezët, mjalti, petullat, qumështi, receli që vjen në shumë shije do ti japin fund eksperiencës në fshatin Saraqinishtë dhe grupi do të përgatitet për ditën e fundit të kalërimit.
Kalërimi i mëngjesit do të zgjasë rreth 1 orë dhe do të ndalet në manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të rralla të trashëgimisë kulturore në të gjithë Jugun e vendit. Me piktura murale që datojnë nga shek. XVII dhe shpellën e murgjve në shpatin e një shkëmbi gëlqeror ky vend do të kthehet në një oaz qetësie dhe pushimi për disa orë.
Pas drekës piknik do të nisë udhëtimi pas drejt qendrës së kuajve në fshatin “Asim Zeneli”. Edhe kjo pjesë e itinerarit përshkon shtegun antik të Gjinofshatit apo fshatit epirot I dokumentuar në rrethinat jashtë mureve të Antigonesë. E gjithë zbritja drejt luginës ka bukuri të rrallë dhe ndërthur shtigje të egra dhe të pashkelura nga udhëtarë. Disa segmente në zbritje do të duhet të përshkohen me këmbë për shkak të nivelit të vështirësisë në kalërim.
Në total kalërimi gjatë ditës së fundit do të zgjasë rreth 4 orë.
E gjithë eksperienca 3 ditore do të përfundojë në qendrën e kuajve pasi të jeni përshëndetur me kalin që ju mundësoi udhëtimin, guidat dhe stafin teknik.

Terma dhe kushte

Çmimi:

  • 26 500 Lekë / person

Përfshihen: Kali, 2 guida teknike në fillim dhe në fund të grupit, transporti I bagazheve, piknikut etj, të gjitha vaktet që prej darkës së ditës së parë deri tek dreka e ditës së tretë, uji përgjatë udhëtimit, akomodimi 2 netë në Libohovë dhe në Saraqinishtë, guidat në të dy ndalesat prej bujtësve, mjetet e sigurisë, kaska dhe chaps (mbrotje për këmbët).

Nuk përfshihen: pijet ekstra, bileta e hyrjes në park, suveniret, transporti për të ardhur në qendër, dreka e ditës së pare (për këtë rekomandohet dicka e vogël që mund të transportohet në cantën e shalës).

Udhëzime për prenotimin e këtij udhëtimi:

  • Ky udhëtim rekomandohet të rezervohet nga persona që kanë gjendje të mirë fizike dhe merren me aktivitete të tjera.
  • Për këtë udhëtim limiti I peshës është 90 kg ndërsa limiti I moshës për personat pa eksperiencë është 14 vjec (të shoqëruar të paktën nga njëri prind)
  • Për personat që kanë nivel të mirë kalërimi limiti I moshës nis nga 8 vjec dhe duhet gjithashtu të shoqërohen të paktën nga njëri prind.
  • Kalërimi është një disiplinë me rregulla strikte dhe cdo këshillë e drejtuesit të grupit është e detyrueshme për tu zbatuar për të ruajtur sigurinë.
  • Ju duhet të paraqiteni tek qendra e kuajve në orarin e dakordësuar me organizatorët. Përzgjedhja e kalit për seicilin pjesëmarrës bëhet nga instruktori si edhe 1 orë përgatitjeje paraprake e detyrueshme.
  • Rezervimi I këtij udhëtimi bëhet të paktën 3 ditë para. Udhëtimi preferohet të organizohet përgjatë ditëve e Premte, e Shtunë dhe e Diel të cdo jave. (Përjashtim bëjnë rezervimet nga grupe)

Lista e sendeve që duhet të keni me vete për këtë udhëtim

Keshillohen:

Pantallona të gjata (xhins)

Xhaketë e hollë me mëngë të gjata kundër shiut

Këpucë hiking me takë deri 2cm, mundësisht me qafe ose cizme per kalerim.

Bluza ose këmisha të thjeshta pambuku

Krem për mbrojtje nga dielli

Kapele për mbrojtje nga dielli për kohën që do të ecni me këmbë.

Preparat për pickime nga insekte

Shishe uji për udhëtime (të ripërdorshme)

Cante te vogel qe lidhet rreth mesit për të mbajtur sende të vogla personale (celular etj)

Bizhuteritë nuk lejohen gjatë kalërimit.

Pjesëmarrja me pantallona të shkurtra mund t’ju përjashtojë nga udhëtimi.

Veshjet “fluturuese” që mund të  bëhen objekt frike për kalin ( si psh pelerina që mund ti fryjë era, shalle të gjatë etj)

Nuk është e lejuar të kalërohet me cantë shpine.

Nuk lejohet të kalërohet me atlete, shapka, sandale etj

Nuk lejohen kamerat e mëdha dhe mbajtja e kamerave krahë-qafë.

Nuk lejohet mbajtja me vete në kalërim e parave, dokumentave, kartës së identitit, kreditit, sendeve me vlerë që mund të humbasin etj. (këto mund të vendosen brenda bagazheve që do të transportohen me automjet)

Foto Galeri

Rezervo